Haradinaj reagon në lidhje me vendimin e ShBA për Veselinoviçin

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sanksionimin e krerëve të krimit të organizuar në Kosovë, është lajm i shkëlqyeshëm për Kosovën, shkruan EkonomiaOnline.

LEXO edhe SHBA me sanksione ndaj grupit të Zvonko Veselinoviçit në veriun e Kosovës

“SHBA dhe Kosova janë të përkushtuar për sundimin e ligjit dhe kjo është një përpjekje e përbashkët për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, shkruan Haradinaj në Facebook.

Sipas tij, vendimi do të ndihmojë misionin tonë të përbashkët për të goditur krimin transnacional në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor.

Kategoritë
LajmeVendi