Haradinaj: Zgjedhja e presidentit çelësi i suksesit ose dështimit të zgjedhjeve

Kandidati për president të Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se epilogu i këtyre zgjedhjeve varet nga zgjedhja e presidentit, duke e cilësuar si çelësi i suksesit apo dështimit të tyre.

Haradinaj ka thënë se vota e qytetarëve e legjislaturës dhe ekzekutivit të ri, e përcakton edhe presidentin e ardhshëm të vendit,

“Për herë të parë, qytetarët jo vetëm që do të zgjedhin një parlament të ri dhe një qeveri të re, por vota e tyre do të përcaktojë gjithashtu edhe Presidentin e ardhshëm të Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

Ai çështjen e presidentit e quan çelës të suksesit ose dështimit të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

“Pavarësisht se cili do të jetë epilogu i garës për Kryeministër, çelësi i suksesit apo dështimit të këtyre zgjedhjeve është zgjedhja e Presidentit”, është shprehur Haradinaj gjatë hapjes së fushatës në Prizren.

Kategoritë
LajmeVendi