Haskuka për mërgimtarin nga Prizreni që vdiq dje në Kroaci: Ishte nisur nga Gjermania për t’u çmallur me mëmëdheun

Në mesin e 10 bashkatdhetarëve të vdiqën pas aksidentit në Kroaci është edhe Hamet Hoxha nga fshati Randobravë i Komunës së Prizrenit.

Kryetari Mytaher Haskuka tha se ai së bashku me udhëtarët e tjerë, ishte nisur nga Gjermania për t’u çmallur me mëmëdhenë.

Postimi i plotë:

Dje të gjithë u tronditëm nga lajmi për tragjedinë që ndodhi në Kroaci, ku mërgimtarët tanë ishin nisur për të ardhur në vendlindjet e tyre, pranë familjarëve, miqve e më të dashurve.

Njëri prej tyre ishte edhe Hamet Hoxha, nga fshati Randobravë i komunës së Prizrenit, i cili së bashku me udhëtarët e tjerë, ishte nisur nga Gjermania për t’u çmallur me mëmëdhenë.

Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Hoxha, miqtë dhe të afërmit e të ndjerit. Në këtë gjendje tejet të vështirë, lutemi që të gjejnë forcën për ta përballuar këtë dhimbje.

Ngushëllime për gjithë familjarët e viktimave!

Zoti i mëshiroftë, qoftë i përjetshëm kujtimi për ta!

Kategoritë
LajmeVendi