Haxhiu në takim me zyrtarë të huaj, thekson nevojën për vettingun

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, zhvilloi një takim virtual me përfaqësuesit nga INL- Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit, z. Jorgan Andrews- zëvendës ndihmës i Sekretarit të Shtetit, z. NIcholas Giacobbe – ushtrues i detyrës së shefit të misionit të Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë, dhe z. Shawn Waddoups – Drejtor i Programit INL për Kosovë.

Ky takim pati për qëllimi shpalosjen e aktiviteteve të Ministrisë së Drejtësisë, dhe shqyrtimin e mundësive të bashkëpunimit dhe mbështetjes në sektorin e sundimit të ligjit.

Ministrja potencoi reformën në drejtësi, si domosdoshmëri të institucioneve të Republikës, përshirë rishikimin funksional, vettingun, kompletimin e pakos ligjore anti-korrupsion dhe zbatimin më të efektshëm të saj,
konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, dhe dhunën në familje.

Jorgan Andrews, vlerësoi prioritetet e Ministrisë, në veçanti çështjet e sundimit të ligjit dhe dhunës në familje, të cilat sipas z. Andrews, janë prioritet gjithashtu edhe për ata.

Përtej kësaj, z. Andrews, shtoi se është e rëndësishme të adresohen çështjet që ndërlidhen me luftimin e korrupsionit dhe rëndësinë e forcimin e institucioneve, si veprim drejt fuqizimit të sundimit të ligjit.

Nga të dy palët, u shpreh vullnet për bashkëpunim në adresim të sundimit të ligjit dhe luftim ndaj korrupsionit.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet