Haxhiu thotë se po vazhdon puna në finalizimin e Projekt-Kodit të Procedurës Penale

Sot u mbajt takimi i ministres Albulena Haxhiu me Grupin Punues për shqyrtimin e çështjeve të rëndësishme sa i përket projekt- Kodit të Procedurës Penale.

Në vazhdim të këtij takimi diskutimet kryesore u zhvilluan për tre çështje kryesore: ato që kanë të bëjnë me gjykimin në mungesë, çështjen e pezullimit te zyrtareve publik të cilët janë të ngarkuar me dyshime për vepra penale si dhe ajo për afatet kohore të hetimit.

Në diskutim, në të cilën morën pjesë anëtarë nga institucionet kryesore të përfshira në politik-bërje dhe zbatim të ligjeve, u diskutua edhe për çështje të tjera të natyrës procedurale dhe përmbajtjesore të Kodit të Procedurës Penale.

Punimet do të vazhdojnë gjatë javëve në vazhdim, më ç’rast thuhet se brenda afatit të paraparë legjislativ, pritet finalizimi i Projekt-Kodit të Procedurës Penale.

Kategoritë
LajmeVendi