Haziri shpreh ambicien për të qenë kryetar i LDK-së

Lutfi Haziri ka shprehur ambicie për të qenë kryetar i LDK-së.

Pasi Isa Mustafa dha dorëheqje dje, pas rënies së dukshme të LDK’së në këto zgjedhje, Haziri thotë se është i gatshëm të jetë pjesë e një konkurrence, e cila do të jetë e nevojshme për LDK’në.

“Unë jam njëri prej atyre që emri im lakohet në cdo proces zgjedhor kësaj here do të doja të më kursejnë derisa nuk kemi proces hapur zgjedhor në LDK, të mos lakmojmë shumë emra. Por jam i gatshëm me qenë pjesë e një konkurrence të ardhmen e cila do të jetë e hapur dhe e nevojshme për LDK’në”, tha Haziri në ATV.

“Kërkoj mirëkuptim të antarësisë dhe votuesve, ne duhet te merremi me vetveten tonë,. Kemi nevojë me ja kushtu LDK’së në 99 përqind të kohës dhe kjo neve na duhet”, shtoi Haziri.

I pyetur nëse e aspiron pozitën e kryetarit të LDK’së, Haziri thotë se do të konsultohet me kolegët e tij në degë dhe me familjen, për të parë mundesinë e kandidaturës së tij.

“Për momentin unë kam nevoj me pa rezultatin e Gjilanit në këtë vit, sepse jam me një mbështëtjeje të qytetarëve me 60 për qind zgjedhur në roundin e dytë, përkundër kësaj që në nivel qendror kanë nxjerr një subjekt tjetër politik, e cila ka marrë një besim qytetarë jashtëzakonisht të madh në Gjilan. E dyta do të konsultohem me kolegët e mij në degë dhe në fund me familjen natyrisht, për të parë një mundësi të kandidaturave”, tha ai.

Po ashtu, Haziri pret që vota e fshehtë e delegatëve të LDK’së, të përcaktojë liderin e ardhshëm të LDK’së.

“Derisa nuk kemi një hapje formale të kandidaturave duhet të rezervohemi dhe unë jam njëri prej tyre, që tash e 13 vjet kom propozu marrëveshje politike, kom favorizu marrëveshje, por kanë dasht ë parandalu një rënie të LDK’së, ama tash ka ndodh. Tash demokracia hi në funksion me vet faktin që LDK’ja ka kapacitet politik ka kuadra politike për më shumë se një kandidat, atëherë unë pres që vota e fshehtë e delegatëve të LDK’së kanë me përcaktu kush do të jetë lideri i ardhshëm i LDK’së”, tha Haziri.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet