Hebrenjtë e përzënë: rrugës për Shqipëri, përfundojnë në Maqedoni

Pas bredhjes nëpër një numër vendesh evropiane, nga të cilat u dëbuan, duke përfshirë Bosnjën ku qëndruan së fundi, anëtarët e grupit hebre Lev Tahor u vendosën në Maqedoninë Veriore.

Grupi ka migruar nga një vend në tjetrin muajt e fundit, kryesisht në Evropën Lindore dhe rreth dhjetë ditë më parë, pas qëndrimit në Bosnje, u dëbuan prej aty.

Sipas mediave të huaja dhe rajonale, grupi më pas ka qëndruar në Mal të Zi për një kohë të shkurtër, më pas është nisur për në Shqipëri dhe aktualisht janë duke u vendosur në qytetin maqedonas të Kumanovës.

Sipas postimeve të popullatës lokale në rrjetet sociale, banorët e qytetit shihen duke dialoguar me disa nga të rinjtë e grupit dhe duke u përpjekur të mësojnë për identitetin dhe aktivitetin e tyre.

Përveç kësaj, banorët që zbuluan sjelljen e tyre të çuditshme në kamerat e sigurisë përreth shtëpive të tyre, shpërndanë pamjet në rrjetet sociale. /tesheshi.com/

Kategoritë
LajmeRajoni