Hebrenjtë fanatikë bastisin Xhaminë Al-Aksa nën shoqërimin e policisë izraelite

Grupet e kolonëve hebrenj fanatikë prej dhjetëra personash, kryen bastisje në Xhaminë Al-Aksa nën shoqërimin e policisë izraelite e cila shpërndau palestinezët pas namazit të sabahut.

Grupet e kolonëve hebrenj fanatikë nën shoqërimin e policisë izraelite bastisën Xhaminë Al-Aksa e cila ndodhet në Kudsin Lindor nën pushtim, transmeton Anadolu Agency (AA).

Grupet e kolonëve hebrenj fanatikë prej dhjetëra personash, kryen bastisje në Xhaminë Al-Aksa nën shoqërimin e policisë izraelite e cila shpërndau palestinezët pas namazit të sabahut.

Në një deklaratë me shkrim nga policia izraelite, pretendohet se “qindra të rinj palestinezë me maska kishin mbledhur gurë” përpara fillimit të bastisjeve të kolonëve hebrenj në Xhaminë Al-Aksa.

Në deklaratë bëhet e ditur se policia është përpjekur të largojë palestinezët nga zona, për të siguruar hyrjen e kolonëve hebrenj.

Grupi që u strehua në Xhaminë Kible gjatë bastisjes në mëngjes nga policia izraelite, hodhën nga brenda fishekzjarre për të larguar policinë. Ndërsa policia izraelite qëlloi me plumba gome nga xhamat e thyer në drejtim të grupit brenda.

Sipas një deklarate nga Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze, theksohet se 9 persona u plagosën në Portën Al-Asbat të Aksasë, 4 prej të cilëve u dërguan në spital.

Forcat izraelite pas namazit të sabahut kryen bastisje në Xhaminë Al-Aksa duke nxjerrë palestinezët jashtë me detyrim. Policia izraelite pas kësaj mbylli për palestinezët dyert e Xhamisë Al-Aksa.

Më tej thuhet se gjatë bastisjes në Xhaminë Al-Aksa, policia izraelite goditi disa palestinezë.

Përveç të premteve dhe të shtunave hebrenjtë fanatikë nën shoqërimin e policisë izraelite i shtojnë bastisjet e tyre në Xhaminë Al-Aksa në orët e mëngjesit dhe mbrëmjes me rastin e Festës Pesach.

Ndërsa palestinezët që përpiqen të reagojnë me tekbire kundër bastisjeve në Xhaminë Al-Aksa, përballen me ndërhyrjen e forcave izraelite.

Kategoritë
BotaLajme