Helmohen në syfyr pesë ushtarë të FSK-së, këto janë detajet

Pesë ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë helmuar pasi kanë ngrënë syfyr në kazermën “New Born” në Gjilan.

Detaje të tjera lidhur me këtë çëshje nuk dihen ende, por helmimin e ushtarëve për Demokracia.com e ka konfirmuar Inspektori sanitar i regjionit të Gjilanit, Shefik Beqiri.

Ai ka thënë se dyfshohet që ushtarët u helmuan, por ende dihet diçka tjetër.

“Sipas mjekëve, dyshohet se janë helmuar. Ende nuk ka diçka të saktë”, ka thënë ai.

Beqiri mes tjerash për Demokracia.com ka shtuar se nuk dihet nëse ky është numri i saktë, pork a thënë se në institut kanë qenë pesë persona.

Të enjten pritet që të dërgohen mostrat në laborator dhe më pas do të veprohet në bazë të situatës.

Kategoritë
BotaLajme