Hendboll: Ndeshje dramatike, Kosova mposhtet nga Greqia

Kosova ka pësuar disfatë nga Greqia në kualifikimet për raundin e dytë në Botëror.

20:21 ishte rezultati final i kësaj përballjeje dramatike.

“Dardanët” në pjesën e parë patën paraqitje të zbehtë, por u rikthyen në pjesën e dytë, duke barazuar rezultatin në një moment.

Por, “helenët” rikthyen epërsinë në minutën e fundit, duke arritur të marrin edhe fitoren e plotë.

Kategoritë
Sport