Hetohet kompania që furnizon me ushqim FSK-në, Ministria e Mbrojtjes: Kjo çështje të marr sa më parë epilog ligjor

Ministria e Mbrojtjes bënë të ditur se ka ofruar bashkëpunim me organet e drejtësisë në lidhje me hetimet për furnizim me ushqim nga Operatori Ekonomik “Beni Dona”

” Ministria e Mbrojtjes është palë e dëmtuar në këtë rast dhe se në fazën e prokurimit të këtij tenderi, Ministria e Mbrojtjes kishte rekomanduar mosdhënien e këtij tenderi, kompanisë ‘Beni Dona’, por Organi Shqyrtues i Prokurimit, si organ vendimmarrës dhe përfundimtar në çështjet e prokurimit, kishte vendosur në favor të Operatorit Ekonomik ‘Beni Dona’, respektivisht nënshkrimin e kësaj kontrate”, thuhet në reagimin e ministrisë.

Ministria e Mbrojtjes do të jetë në koordinim dhe do të ofroj ndihmë të vazhdueshme për të gjitha institucionet e drejtësisë, të cila janë duke u marr me rastin, si dhe kërkon nga organet kompetente që kjo çështje të marr sa më parë epilog ligjor.

Në të njëjtën kohë, Ministria e Mbrojtjes është duke i konsideruar edhe hapat tjerë ligjor dhe administrativ lidhur me këtë kontratë.

Kategoritë
LajmeVendi