Hidhet shorti për kontrollin e pasurisë, i bie edhe Albin Kurtit

Agjencia kundër Korrupsionit ka hedhur shortin për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë.

954 zyrtarë janë përzgjedhur për t’iu nënshtruar procesit të verifikimit të pasurisë për vitin 2021, nga 4 mijë e 796 zyrtarë të cilët kanë pasë obligim që ta deklarojnë pasurinë e tyre.
Pasuria do t’i kontrollohet edhe kryeministrit Albin Kurti, shkruan Klankosova.tv.

Pjesë e listës se dalë nga shorti janë edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deputetet Mimoza Kusari-Lila, Blerta Deliu- Kodra, kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, Lumnije Thaçi, gruaja e ish presidentit Hashim Thaçi e të tjerë.

Drejtori i Agjencisë kundër Korrupsionit, Shaip Havolli, ka thënë se nga dita e hënë do të nisë kontrolli i pasurisë, derisa pritet të përfundojë në dhjetor të këtij viti.

Kategoritë
LajmeVendi