Hidhet themli i projektit gjigant të presidentit Erdogan

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se sot kanë hapur një faqe të re në historinë e zhvillimit të Turqisë.

Erdogan në ceremoninë e hedhjes së themelit të urës Sazlidere për Kanalin e Stambollit, deklaroi se sot ata shtuan një hap të ri në zhvillimin e Turqisë dhe forcimin e kombit, dhe se ata hodhën themelet e urës së parë të projektit të Kanalit të Stambollit.

Duke deklaruar se Ngushtica e Bosforit ka një prej trafikut më të ngjeshur të anijeve në botë, Erdogan tha se në vitet 1930, kalonin mesatarisht 3 mijë anije në vit kurse sot ky numër ka arritur në 45 mijë.

“Nëse anijet që transportojnë një shumëllojshmëri të gjerë të ngarkesave duke filluar nga nafta deri tek produktet organike bëjnë aksident, jeta natyrore në detet tona është gjithashtu nën një kërcënim të madh”, tha Presidenti duke shtuar se me projektin e Kanalit të Stambollit, ata synojnë sigurinë e jetës dhe pronës së qytetarëve në Ngushticë dhe përreth.

Duke u shprehur se ata e shikojnë projektin e Kanalit të Stambollit si një projekt shpëtimi për të ardhmen e Stambollit, Erdogan tha se sondazhet tregojnë se trafiku i anijeve në Kanalin e Stambollit do të jenë 13 herë më të sigurt se në Bosfor.

“Ky është një kanal me gjatësi rreth 45 km dhe këtu mund të kalojnë anije cisterna deri 275 metra të gjata dhe anije transporti (kontejneri) deri në 351 metra të gjata” tha kreu i qeverisë turke duke shtuar se mbi të do të ndërtohen 6 ura. Ai bëri të ditur projekti do të vihet në jetë si projekti më miqësor ndaj mjedisit në botë dhe deklaroi se ata synojnë të përfundojnë Kanalin e Stambollit brenda 6 vitesh me një kosto prej rreth 15 miliardë dollarësh.

Kategoritë
BotaLajme