Hillary e uron për ditëlindje Bill Clintonin me këtë fotografi nga fëmijëria

Presidenti i 42 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, feston sot ditëlindjen e 75.

Me rastin e ditëlindjes së tij, bashkëshortja Hillary Clinton e ka uruar atë me një fotografi nga fëmijëria e presidentit.

“Është e vështirë ta besoj që ky fëmijë po mbush 75 vjet sot. Gëzuar ditëlindjen, i dashur Bill, edhe shumë të tjera të tilla” – ka shkruar Hillary Clinton, në një postim në faqen zyrtare në “Facebook”.

Bill Clinton (William Jefferson Clinton) lindi më 19 gusht të vitit 1946 në Hope, Arkansas, SHBA.

Bill Klintoni është një politikan amerikan i cili shërbeu si President 42-të i Shteteve të Bashkuara nga viti 1993 deri në vitin 2001.

Ai ka shërbyer më parë si Guvernator i Arkansas nga viti 1979 deri në vitin 1981 dhe nga 1983 deri në vitin 1992, dhe si Prokurori i Përgjithshëm i shtetit Arkansas nga viti 1977 deri më 1979.

Kategoritë
BotaLajme