Histori e pabesueshme: pas 24 vitesh kërkim të dhimbshëm, gjen djalin e rrëmbyer

Kinezi Guo Gangtang është përsëri me djalin e tij i cili ishte rrëmbyer 24 vjet më parë. Ai kaloi më shumë se 500,000 kilometra me një motor për ta parë sërish.

Djali i Gangtang u rrëmbye 24 vjet më parë para një shtëpie familjare në provincën Shandong nga dy kontrabandues njerëzish. Rrëmbimi i djalit të tij ishte arsyeja për një film në vitit 2015, me protagonist aktorin Andy Lau, raporton BBC.

Rrëmbimet e fëmijëve janë një problem i madh në Kinë, ku mijëra sosh rrëmbehen çdo vit.

Ministria kineze e Sigurisë Publike tha se policia gjeti djalin e Gangtang duke përdorur analizën e ADN-së.

Dy të dyshuarit për rrëmbim më vonë gjithashtu u gjetën dhe u arrestuan, dhe në kohën e rrëmbimit ata ishin një çift. Synimi i tyre ishte ta shisnin djalin.

Ai u pa duke luajtur vetëm para shtëpisë së familjes, ku një person femër e kapi dhe e çoi në stacionin e autobusit. Partneri i saj në atë kohë po priste atje.

Rrëmbimi ndodhi në vitin 1997, dhe babai i djalit po kërkoi parreshtur duke ngarë një motor. Ai ngjiti postera dhe shpenzoi të gjitha kursimet e tij duke u përpjekur të gjente djalin e tij. Ai flinte nën ura dhe kërkonte lëmoshë kur mbaruan paratë.

Ai më vonë u bë një anëtar i shquar i Organizatës Kineze për Kërkimin e Fëmijëve të Zhdukur dhe deri më tani ka zgjidhur shtatë çështje. /tesheshi.com/

Kategoritë
BotaLajme