Historia e trishtë: Gruaja ukrainase lindi binjakët pasi humbi burrin e saj gjatë luftës

Kontraksionet filluan pasi ajo mësoi se burri i saj, një roje kufitare ukrainase, ishte vrarë nga një snajper rus. Viktoria Nazarenko, 34 vjeç, solli në jetë dy djem binjakë të nesërmen.

Gëzimi u përzier me pikëllim për humbjen e rreshterit Bogdan Nazarenko, babait të tyre.

“Është gjithçka që më ka mbetur prej tij – foshnjat e mia dhe kujtimet e mia, të cilat nuk do të fshihen kurrë,” tha e veja e re, me lot në fytyrën e saj.

Çiftit iu deshën tetë vjet për pasur fëmijë.

Bogdan, 35 vjeç, u qëllua për vdekje më 14 mars, ndërsa ishte në një mision me Shërbimin Shtetëror të Rojës Kufitare të Ukrainës në rajonin verior të Chernihiv.

Familja dhe miqtë u përpoqën të mbronin Viktoria nga lajmet, kuptohet e shqetësuar për ndikimin që mund të kishte tek ajo, ndërsa ishte shumë shtatzënë.

Ajo e mori vesh vetëm gati tre javë më vonë lajmin ku në atë moment burri i saj tashmë ishte varrosur.

“Kam mësuar lajmin më 3 prill dhe kam lindur më 4 prill – natën filluan kontraktimet”, tha Viktoria.

Viktoria po fliste të premten për Sky News, e ulur në një shtrat pranë një krevati, ku flinin foshnjat e saj të vogla.

Familja tani për tani jeton me prindërit e Bogdanit në një apartament të vogël në një qytet verior të quajtur Nizhyn. Nëna dhe vjehrri i saj bëjnë gjithçka që munden për të ndihmuar.

Kategoritë
BotaLajme