“Hitleri ka gjek hebre”, Putini kërkon falje për komentet e Lavrovit

Pas një telefonate me Vladimir Putinin, kryeministri izraelit Naftali Bennett ka thënë se presidenti rus ka kërkuar falje për komentet e bëra nga ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Në komentet që u dënuan nga shumë, ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov tha se Adolf Hitleri kishte pak “gjak hebre”.

Menjëherë pas deklaratës tronditëse të Sergei Lavrov, Izraeli u shpreh kundër komenteve të ministrit të jashtëm rus, duke thënë se deklarata e tij është një gënjeshtër “e pafalshme”.

Një falje nga Putin mund të shihet si befasuese, duke pasur parasysh se vetëm dy ditë më parë ministria e jashtme ruse vazhdonte të mbronte komentet e Lavrovit dhe akuzonte Izraelin për mbështetjen e “neo-nazistëve” në Ukrainë.

Bennett tha se pranoi faljen dhe falënderoi Putinin për sqarimin e pozicionit të tij.

Kategoritë
BotaLajme