Holanda do të dërgojë 200 raketa Stinger në Ukrainë

Qeveria holandeze do të dërgojë 200 raketa antiavion Stinger në Ukrainë.

Në një deklaratë të përbashkët me shkrim të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes, thuhet se Ukraina ka kërkuar mbështetje materiale shtesë ushtarake dhe kjo do të përmbushet.

Në deklaratë thuhet se 200 raketa antiavion Stinger do t’i furnizohen Ukrainës sa më shpejt të jetë e mundur.

Sipas deklaratës disa nga materialet e ndryshme ushtarake si armë, radar dhe helmeta janë dërguar sot, ndërsa të tjerat do të transferohen sa më shpejt të jetë e mundur.

Ndërkaq në deklaratë, u raportua se zyrtarët e ambasadës, të cilët më parë u zhvendosën nga Kievi në qendrën e mbështetjes holandeze në Lviv, do të kalojnë në Poloni, me arsyetimin se siguria në Ukrainë është e paparashikueshme dhe situata e sigurisë në këtë qytet në perëndim të vendit është duke u përkeqësuar.

Qeveria holandeze njoftoi më 18 shkurt se do t’i sigurojë Ukrainës pajisje të ndryshme ushtarake si radar dhe helmeta.

Kategoritë
BotaLajme