Holanda në mbyllje të pjesshme trijavore për shkak të COVID-19

Kryeministri Rutte tha se sipas masave shtesë të marra, “mbyllja e pjesshme” do të zbatohet deri më 4 dhjetor.

Qeveria e përkohshme në Holandë njoftoi se vendi do të zbatojë një “mbyllje të pjesshme” për tri javë për të parandaluar rritjen e numrit të rasteve me koronavirus.

Kryeministri i qeverisë së përkohshme, Mark Rutte, në një konferencë për shtyp njoftoi masa shtesë kundër rritjes së rasteve me COVID-19.

Rutte tha se sipas masave shtesë të marra, “mbyllja e pjesshme” do të zbatohet deri më 4 dhjetor.

Sipas masave, kafenetë, restorantet dhe supermarketet do të qëndrojnë të hapura nga ora 06:00 deri në orën 20:00, ndërsa dyqanet, marketet dhe zonat e tjera të shërbimit do të qëndrojnë të hapura nga ora 6:00 deri në 18:00. Në kafenetë dhe restorantet ku aplikohet karta COVID do të ketë vende fikse. Aktivitete të ndryshme, si dasma, mund të organizohen vetëm ndërmjet orës 6:00 dhe 18:00.

Periudha e detyrueshme e mbylljes nuk do të zbatohet për ngjarjet artistike dhe kulturore në kinema, teatro dhe salla koncertesh. Tifozët nuk do të lejohen të hyjnë në ndeshje sportive profesionale dhe amatore.

Gjatë punës nga shtëpia dhe praktikimit të distancës sociale nëpër shtëpi mund të priten deri në katër mysafirë.

Po ashtu, qeveria do të punojë për një projektligj të ri për hyrjen në fuqi të të ashtuquajturit “2G” (vaksina ose shërim) dhe zbatimi i kartës së koronavirusit në vendin e punës dhe në sektorin e shëndetësisë.

Më 2 nëntor, qeveria riktheu rregullin e mbajtjes së maskave dhe distancës pasi numri i rasteve me COVID-19 filloi të rritet, si dhe njoftoi një zgjerim të përdorimit të kartave të koronavirusit.

Kategoritë
BotaLajme