Holandë – Agresori vret 2 vëllezër turq në restorant dhe largohet

Siç thanë të afërmit e familjes viktimat janë H.T., pronar i një portali lajmesh në turqisht, dhe vëllai i tij me inicialet A.T.

Një agresor i armatosur vrau dy turq që po hanin drekë në një restorant në qytetin Zwolle dhe pastaj u largua në drejtim të paditur.

Siç thanë të afërmit e familjes viktimat janë H.T., pronar i një portali lajmesh në turqisht, dhe vëllai i tij me inicialet A.T.

Edhe policia holandeze raportoi se dy persona kanë humbur jetën, kur agresori hyri brenda dhe hapi zjarr në një restorant në qytetin Zwolle, që ndodhet në veri të vendit.

Në lajmet e medias lokale, mbështetur në rrëfimet e një dëshmitari okular, thuhet se autori sapo ka hyrë brenda në restorant ka hapur zjarr ndaj dy personave që ishin objektivi i tij dhe njerëzit e tjerë kanë dalë jashtë nga paniku.

Mësohet se shumë persona, përfshi familje me fëmijë, kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes në restorant.

Raportohet se policia ka marrë masa sigurie në afërsi të vendit të ngjarjes dhe ka nisur puna për kapjen e autorit.

Kategoritë
BotaLajme