Holandë, lëvizja raciste PEGIDA planifikon aktivitete me skarë përpara xhamive në Ramazan

Në një deklaratë nga lëvizja raciste thuhet se në mbarë vendin do të mbahen aktivitete me skarë përpara xhamive në 12 qytete dhe se për aktivitetet kanë aplikuar për leje në 5 bashki.

Lëvizja Evropianët Patriotikë Kundër Islamizimit të Perëndimit (PEGIDA) e cila është kundër Islamit dhe emigrantëve do të mbajë në Holandë aktivitete me skarë përpara xhamive në orët e iftarit në muajin e Ramazanit.

Në një deklaratë nga lëvizja raciste thuhet se në mbarë vendin do të mbahen aktivitete me skarë përpara xhamive në 12 qytete dhe se për aktivitetet kanë aplikuar për leje në 5 bashki.

PEGIDA ka mbrojtur idenë e saj se protestat e tyre nuk janë lejuar prej dy vitesh për shkak të COVID-19 dhe se nuk ka ndonjë pengesë për aktivitetet e tyre që i kanë emërtuar “Ramadan Barbecue Tour”.

Lëvizja edhe në vitet e mëparshme ka planifikuar aktivitete me skarë përpara xhamive në muajin e Ramazanit, por në disa qytete bashkitë nuk i kanë lejuar këto veprime dhe disa të tjera u anuluan si rezultat i reagimeve.

– Lëvizja PEGIDA

PEGIDA protestën e parë të saj e zhvilloi më 20 tetor 2014 në qytetin Dresden të Gjermanisë, ku në këtë protestë që pretendohet se u organizua përmes rrjeteve sociale nga 12 persona morën pjesë 350 persona.

Numri i pjesëmarrësve në demonstratat e mbajtura të hënave u rrit vazhdimisht dhe arriti në 25 mijë në mesin e janarit 2015. Por, më pas pjesëmarrja në këto protesta u pakësua.

PEGIDA u bë burim frymëzim për grupet ksenofobike jashtë Gjermanisë dhe në qytete të tjera të vendit.

Kategoritë
BotaLajme