Hollësi për pilot projektet e intervenimeve të gjelbërta urbane në Prizren

Në kuadër të projektit “Smart Green Solutions” fillon zbatimi i pilot projekteve të përzgjedhura si intervenime të gjelbërta urbane. Përmes këtyre intervenimeve urbane do të instalohen pritore të autobusëve, parkingje për biçikleta dhe mbushës të biçikletave elektrike, parkingje dhe mbushës të makinave elektrike, shtigje të gjelbërta për këmbësorë si dhe hapësira të gjelbërta sociale.

Shumica e këtyre intervenimeve do të prodhojnë energji të ripërterishme përmes panelave diellore dhe do të ofrojnë hapësira të gjelbërta për qytetarë. Këto pilot projekte zbatohen në kuadër të projektit “Përkrahje për një Prizren të Qëndrueshëm Projekti për inicimin e VDKZ-ve (Veprimet e Duhura Kombëtare për Zbutje) Urbane”, i zbatuar nga UNDP Kosovo në bashkëpunim me Komuna e Prizrenit, dhe mbështetet nga Austrian Development Agency, ka njoftuar komuna e Prizrenit përmes faqes së saj zyrtare.

Këto janë pesë modulet të projektit “Green Spaces”, financuar nga UNDP. Punimet do të zhvillohen në hapësira publike sipas modulëve përkatëse në këto lokalitete:

1. Moduli i shtegut të gjelbërt të ecjes A. Lokacioni: rruga, “Zahir Pajaziti”, trotuari ngjitur me qendrën e Entit për Punësim, d – 25.5m B. Lokacioni: rruga “Marin Barleti”, kthesa për në shkollën e muzikës, krahu i djathtë, përskaj shkallëve C. Lokacioni: rruga “Ekrem Rexha”, (ish rr. “Tirana”), afër KFC dhe afër hyrjes së parkingut të Qendrës Premium. Sasia: 3 elemente.

Kategoritë
LajmeVendi