Homazhe për Belmondo/ Personalitete të artit e politikës botërore, vlerësim ikonës së kinëmasë franceze

Personalitete të artit e politikës mbarë botërore I kanë kushtuar homazhe ikonës së kinematografisë franceze, Jean-Paul Belmondo, I cili u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare. Aktori, i cili vlerësohet si një nga yjet më të mëdhenj të kinemasë franceze të pasluftës, buzëqeshja karizmatike e të cilit ndriçoi ekranin për gjysmë shekulli, u shua në shtëpinë e tij në Paris, të hënën.

I njohur në Francë si “Bebel”, Belmondo gjithashtu quhej shpesh “Le Magnifique” (I Madhërishmi), pas interpretimit në rolin e agjentit sekret të viteve 1970.

Ai do të jetë gjithmonë i Madhërishmi,” shkroi Presidenti Emmanuel Macron në Twitter. Duke e quajtur Belmondo “një thesar kombëtar”, Macron shtoi: “Ne të gjithë njohëm veten me të”.

Ish-presidenti Francois Hollande u shpreh se “të gjithë do të kishin dashur të ishin miq me të”, ndërsa ish-kryeministri Manuel Valls e quajti Belmondo “madhështor, diellor, të talentuar … francez “.

Aktori ikonik francez Alain Delon – një mik dhe një rival i Belmondos – tha se ishte “i tronditur ” nga lajmi i vdekjes së Belmondos. Të tjerë kolegë, si regjisori francez Bertrand Blier, aktori Richard Berry e cilësuan Belmondon “Kulla jonë Eifel”.

Shumë të tjerë, përfshirë politikanët, Legjioni i Huaj Francez dhe tifozët e filmit në të gjithë botën gjithashtu i bënë homazhe Belmondos në mediat sociale.

Belmondo ka fituar çmimin më të lartë të filmit të Francës, “Cesar”, në 1988 për rolin e tij në filmin “Itinerari i një fëmije të llastuar” – të cilin ai nuk e pranoi – dhe një “Cesar nderi” në 2017. Shumë nga filmat e tij u bënë hite ndërkombëtare, dhe revista “Time” në 1964 madje e shpalli Belmondo fytyrën e Francës moderne.

Ai fitoi disa çmime për arritje të jetës, në 2010 nga Shoqata e Kritikëve të Filmit në Los Angeles, në 2011 në festivalin e filmit në Kanë dhe në 2016 në festivalin e Venecias.

Kategoritë
BotaLajme