Hoxhaj thotë se pa yll polar s’ka politikë të jashtme, Kurti: E ftoj Jahja Kokën t’ju përgjigjet për “yllin polar” e “qiellin e hapur”

Kryeministri Albin Kurti ka replikuar me deputetin e PDK-së, Enver Hoxhaj, i ciki pati kritika për politikën e jashtme të Qeverisë.

Ndër të tjera, Hoxhaj tha se tani Kosova ka një mundësi për ndryshim të qasjes në politikë të jashtëm, duke e përshkruar si “hapje qielli” dhe pastaj rekomandoi që diplomacia kosovare të orientohet drejt një “ylli polar”.

“Meqë ka ndodhur një zhvendosje e madhe ndërkombëtare, e cila është për Kosovën një kohë e mundshme e vetmisë, izolimit, por e cila mund të jetë për Kosovën një mundësi shumë e madhe. Ne e kemi ftuar kryeministrin sot për të na treguar se çka do të bëjë për këtë mundësinë e madhe, në këtë dritare të re që ofrohet.  E di që shumica e jush jeni me ramazan, tek myslimanët kësaj i thonë me u hap qielli. Njëherë hapet. Ka mundësin që qielli është hapur dhe unë po pres prej kryeministrit të del dhe na tregojë se çka me bë. Krishterët thonë me u kryqëzu yjet, prandaj ju kisha ftuar të diskutojmë për këto tema. Pa busullë, pa yll polar s’ka politikë të jashtme”, ka thënë Hoxha në foltoren e Kuvendit.

Kurti tha se qeverisja e tij karakterizohet me dinjitet në përfaqësim jashtë vendit dhe strukturim të brendshëm në ministrinë përkatëse.“Ne konsiderojmë që barazia arrihet pikërisht nëpërmjet përfaqësimit të dinjitetshëm dhe këtë gjë e kemi bërë. Orientimt tona gjeopolitike dhe vlerërore tanimë dihen dhe për këtë mund të përsëritemi, por s’është e nevojshme. Sa për atë “u hap qielli”, “u mbyll qielli”, “ylli polar”, unë nuk i di, po e ftoj profesor Jahja Kokën t’ju përgjigjet”.

Kategoritë
LajmeVendi