Humbi të dy krahët në një aksident, sportisti egjiptian mahnit në Lojërat Olimpike

Sportisti egjiptian Ibrahim Hamadtou ka fituar tifozë të shumtë në të gjithë botën gjatë Lojërave Olimpike në Tokio. 48 vjeçari, i cili humbi të dy krahët në moshën 10-vjeçare luajti kundër Hong-kyu nga Koreja të mërkurën në një ndeshje të mrekullueshme- duke përdorur vetëm gojën e tij.

Aktori dhe komediani Omid Djalili ishte një ndër personat që vlerësuan performancën e tij, duke shkruar në Twitter: “Kjo është e pabesueshme”.

48 -vjeçari egjiptian Ibrahim Hamadtou i cili humbi krahët në një aksident me tren në moshën 10 vjeç mund të kishte luajtur futboll, por zgjodhi pingpongun si një sfidë.

Hamadtou tha  në një intervistë të CNN në 2014: “Në fshatin tonë, ne mund të luanim në atë kohë, pingpong dhe futboll – kjo është arsyeja pse i njoh shumë mirë të dy sportet. Ishte logjike të luaja futboll fillimisht për shkak të rastit tim, pastaj vendosa të luaj pingpong për të sfiduar veten.

“Ishte mjaft e vështirë të luaja pingpong pas aksidentit. Më duhej të praktikoja për tre vite rresht, çdo ditë. “Në fillim, njerëzit u mahnitën dhe u habitën gjithashtu kur më panë duke luajtur. Ata më inkurajuan dhe ishin  krenarë për vullnetin, këmbënguljen dhe vendosmërinë time. ”

E njëjta vendosmëri bëri që Hamadtou të kualifikohet në Lojërat Olimpike në Tokio 2020. Ai po garon në Lojërat  Paralimpike, pas debutimit të tij në Rio në 2016 në moshën 43 vjeç.

Ai u kualifikua i nënti në ekipin e tij dhe i 11 -ti në kategorinë Paraolimpike të pingpongut./

Kategoritë
Sport