Hungari, koalicioni i udhëhequr nga kryeministri Orban fiton zgjedhjet e përgjithshme

Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Kombëtar i Zgjedhjeve, janë numëruar 77 për qind e votave. Sipas këtyre rezultateve, koalicioni Fidesz-KDNP i udhëhequr nga kryeministri Orban fitoi 50 për qind të votave.

Koalicioni në pushtet i Aleancës Civile Hungareze (Fidesz) dhe Partisë Popullore Demokristiane (KDNP) fituan zgjedhjet e përgjithshme, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Kombëtar i Zgjedhjeve (NVI), janë numëruar 77 për qind e votave. Sipas këtyre rezultateve, koalicioni Fidesz-KDNP i udhëhequr nga kryeministri Viktor Orban fitoi 50 për qind të votave.

Koalicioni i Bashkuar për Hungarinë, i përbërë nga Koalicioni Demokratik (DK), Jobbik, Momentum, Partia Socialiste Hungareze (MSZP), Partia e Gjelbër Hungareze (LMP) dhe Dialogu për Hungarinë (PM) fitoi 41 për qind të votave. Partia e ekstremit të djathtë “Vendi ynë” (Mi Hazank) fitoi 7 për qind të votave dhe do të ketë deputetë.

Sipas rezultateve aktuale, partia e kryeministrit aktual Orban duhet të fitojë 135 vende nga gjithsej 199.

Koalicioni i Bashkuar për Hungarinë do të ketë 57 deputetë dhe partia e ekstremit të djathtë “Vendi ynë” (Mi Hazank) shtatë.

Komisioni Kombëtar i Zgjedhjeve njoftoi se pjesëmarrja në zgjedhjet e përgjithshme të Hungarisë ishte 68 për qind.

Kategoritë
BotaLajme