Hungaria nuk do të dërgojë trupa dhe armë në Ukrainë, “nuk do që të përfshihet në luftë”

Ministri i Jashtëm hungarez, Péter Szijjártó, ka thënë të hënën në Prishtinë se Hungaria nuk do të dërgojë trupa dhe armë në Ukrainë, “sepse nuk dëshiron të përfshihet në luftë”.

Ai i ka bërë këto komente para mediave, pas takimit që ka zhvilluar me ministren për Punë të Jashtme dhe Diasporë në Kosovë, Donika Gërvalla.

“Ne kemi marrë edhe një vendim tjetër, ne nuk do të lejojmë që armët vdekjeprurëse të kalojnë nëpër territorin e Hungarisë. Ky vendim është kërkuar për të garantuar sigurinë në Hungari. Arsyeja e këtij vendimi është sepse këto dërgesa mund të kthehen në shënjestra të veprimeve armiqësore ushtarake”.

Megjithatë Szijjártó ka përmendur se Hungaria ka bërë ndër hapat më të mëdhenj humanitarë, duke përmendur dërgimin e ushqimit dhe ujit.

Kategoritë
BotaLajme