Hungaria thërret ambasadorin ukrainas për komentet “fyese” të Kievit

Ambasadori i Ukrainës në Budapest është thirrur në Ministrinë e Punëve të Jashtme për shkak të deklaratave fyese të Kievit ndaj qëndrimit të Hungarisë lidhur me luftën ruso-ukrainase që filloi më 24 shkurt (2022).

Ministri hungarez i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Peter Szijjarto, përmes një deklarate nga llogaria e tij në rrjetin social “Facebook”, deklaroi se vendi i tij mbështet integritetin territorial të Ukrainës dhe lejon hyrjen në territorin hungarez të personave që janë të detyruar të largohen nga Ukraina, por nënvizoi se lufta ruso-ukrainase nuk është lufta e tyre.

“Ne kemi folur qartë që në fillim për luftën në vendin fqinj: dënojmë agresionin ushtarak, mbështesim sovranitetin e Ukrainës, lejojmë qindra-mijëra refugjatë që të vijnë tek ne për të shpëtuar jetën e tyre dhe shpërndajmë qindra tonë ushqime e donacione të tjera si pjesë e operacioni humanitar më të madh të Hungarisë.

Në të njëjtën kohë, sigurisht, një rëndësi të madhe për ne ka siguria e Hungarisë dhe e popullit hungarez. Kjo nuk është lufta jonë, kështu që ne duam dhe do të qëndrojmë jashtë saj. Ne nuk jemi të gatshëm të rrezikojmë paqen dhe sigurinë e popullit hungarez, kështu që nuk do të furnizojmë me armë dhe nuk do të votojmë për sanksione energjetike.

Të dielën (3 prill 2022), populli hungarez dha një mendim të qartë dhe mori një vendim neto për të gjitha këto çështje. Mendoj se është mjaft e qartë dhe e kuptueshme.

Ne e kuptojmë se ukrainasit do të kishin pasur një interes tjetër dhe nuk debatojmë me ta për këtë: interesi i popullit ukrainas dhe interesi i popullit hungarez është i pari.

Një gjë, megjithatë, nuk mund të lihet pa thënë: askush nuk mund të hedhë hije dyshimi mbi vendimin demokratik të popullit hungarez! Deklaratat për vendosjen e regjimeve totalitare, bashkëfajësinë në luftë dhe keqardhje për vullnetit e popullit hungarez janë të papranueshme!

Është koha që liderët ukrainas të ndalin fyerjet ndaj Hungarisë dhe të pranojnë vullnetin e popullit hungarez.

Për t’i bërë të qarta dhe të kuptueshme të gjitha këto, ne e thirrëm këtë mëngjes ambasadorin e Ukrainës në Budapest në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë”, shkroi ministri Szijjarto në “Facebook”.

Vlen të kujtojmë se Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha të martën që Kryeministri hungarez, Viktor Orban, duhet të zgjidhte mes Moskës dhe “botës tjetër” dhe se lideri hungarez kishte frikë nga ndikimi rus.

Viktor Orban deklaroi se kishte arritur një “fitore të madhe” në zgjedhjet e përgjithshme hungareze duke siguruar mandatin e katërt radhazi si kryeministër me rreth 86% të votave të numëruara.

Kategoritë
BotaLajme