Husamedin Abazi: Skandal të barazohet mbulesa me armën e narkotikët

Hoxha Husamedin Abazi ka thënë në emisionin Pressing në T7 se barazimi i mbulesave me armët e narkotikët është skandaloze. Ai ka komentuar një shenjë të shkolle në Gjakovë nuk shiheshin ndalesat, e ndër to ishin edhe armët e substancat narkotike së bashku me shaminë.

Abazi shton se mbulesa nuk është reklamë dhe se nuk ka parë asnjë shenj ë të njëjtë në shkolla tjera.

“E kam thënë edhe më herët. Vetëm reklamë nuk është. Padyshim që është një lloj skandali i cili nuk na është dashtë. Sidomos të barazohet mbulesa me armën e gjërat narkotike e gjithçka që shihet aty. Nuk kam parë asnjë shkollë tjetër që vë një këso shenje. Edhe ata që nuk janë fetarë besoj që janë indinjuar me shenja të këtilla. Kjo tregon një vetëdije të popullit që reagon ndaj fenomenave të tilla e linçimeve. Edhe linçimet ndaj drejtoreshës nuk kanë qenë të denja”, ka thënë ai.

Ai ka komentuar edhe linçimin që i është bërë drejtoreshës së shkollës në Gjakovë e cila ka vënë atë shenjë, duke thënë se ofendimet nuk janë të lejuara dhe se ato nuk kanë vend.

‘Ka pasur që e kanë mbrojtur sidomos edhe ofendimet nuk kanë vend. Edhe ta merresh me mend që tani është Ramazan”, përfundoi ai.

Kategoritë
LajmeVendi