Hysaj: “Open Balkan” do të ketë telashe me dorëheqjen e Zaevit

Ish-ambasadori i Kosovës në Mal të Zi, Ylber Hysaj në “Info Magazinë” në Klan Kosova ka folur për iniciativën “Ballkani i Hapur” duke thënë se mund të ketë telashe pas dorëheqjes së Zaevit.

“Open Balkan” do të ketë tani telashe edhe me dorëheqjen e Kryeministrit Zaev, i cili është identifikuar dhe është njëri nga themeluesit e kësaj iniciative dhe e tëra varet nga Bashkimi Evropian”, u shpreh ai.

Ai tha se “Open Balkan” ekziston për shkak që nuk ka çartësi në politikat e Brukselit, përcjell Klankosova.tv.

“Open Balkan” në një mënyrë ekziston për shkak që nuk ka çartësi në politikat e Brukselit për zgjerim dhe pranimin e shteteve të Ballkanit perëndimor në Bashkimin Evropian dhe besoj kjo tashmë është parë edhe në pengesën Sofia zyrtare i ka bërë Maqedonisë Veriore për t’u kyqur në këtë proces”, shtoi ai.

Kategoritë
LajmeRajoni