I arrestuari për subvencione i afërt me LDK-në e mik me Besian Mustafën

Lulzim Hajdaraj është njëri ndër të arrestuarit për subvencione në operacionin e sotëm të Policisë së Kosovës në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë.

Hajdaraj nga profili i tij në Facebook shihet se është shumë i afërt me zyrtarë të LDK-së, shkruan lajmi.net.

Madje, afërsi speciale ai shihet që ka me ish-ministrin e Bujqësisë, Besian Mutafa.

Përveç këtij të fundit,  ai ka fotografi edhe me deputetin Anton Quni.

Kategoritë
LajmeVendi