I biri i Ukshin Hoti: Kosova duhet t’i bëjë presion BE-së për zbardhjen e fatit të të zhdukurve

Djali i veprimtarit Ukshin Hoti, Andini, ka thënë se Kosova duhet t’i bëjë presion Bashkimit Europian, për zbardhjen e fatit të të pagjeturve nga lufta e fundit në Kosovë.

Ai mes tjerash thekson në Info Magazine që institucionet e vendit kanë bërë pak në këtë fushë, njofton Klan Kosova.

”BE-së duhet t’i jepet sepse Kosova nuk mund t’i bëjë presion Serbisë. Por, BE-ja është ajo që duhet t’i bëjë presion Serbisë për zbardhjen e fatit të zhdukurve, e Kosova duhet të bëjë presion të tillë ndaj BE-së”.

”Fatkeqësisht nuk jam i kënaqur, nuk e di nëse nuk i kanë provat, apo gjëra të tilla. Fatkeqësisht Prokuroria në Kosovë, nuk po bën ndonjë hap drejt zbardhjes së fatit të të zhdukurve”.

Kategoritë
LajmeVendi