I burgosuri tenton të vetëvritet në sallën e gjyqit, pret fytin

Një i burgosur bjellorus, i arrestuar vitin e kaluar tentoi sot, 1 qershor të bëjë vetëvrasje në sallën e gjyqit, ndërkohë që do të njihej me dënimin e tij.

Stepan Latypov preu fytin e tij në sallën gjyqësore në Minsk pasi tha se familja e tij dhe fqinjët do përballen me ndjekjen penale nëse ai nuk deklarohet fajtor, raportoi media bjelloruse.

Pamjet nga Radio Svaboda tregojnë Stepan Latypov të shtrirë në një stol prej druri brenda hekurave të një të burgosuri në sallën e gjyqit, me oficerë policie që qëndronin mbi të.

Një video e dytë tregoi që Latypov po çohej në një ambulancë për t’u transportuar më pas në spital.

Stepan Latypov tha se autoritetet e gjykatës kishin kërcënuar të ngrinin akuza penale kundër familjes dhe miqve të tij nëse ai nuk do të rrëfente për ‘aktivitetin e opozitës’, përpara se të përpiqej të godiste veten në fyt me një stilolaps në gjykatë të martën.

Latypov u arrestua më 15 shtator, gjatë protestave masive kundër bjellorusit Alexander Lukashenko.

‘Aktivisti Bjellorus, i burgosuri politik Stsiapan Latypau preu fytin në sallën e gjyqit sot,’ shkroi figura e opozitës në internim Sviatlana Tsikhanouskaya në Twitter.

‘Ai u kërcënua me përndjekje të familjes së tij nëse nuk e pranonte veten fajtor. Ky është rezultat i terrorit shtetëror, shtypjeve, torturave në Bjellorusi. Ne duhet ta ndalojmë atë menjëherë! ‘

Rojet aty pranë nuk mund ta hapnin derën  e të burgosurit menjëherë sepse nuk kishin çelësat e duhur, njoftoi media e pavarur Nasha Niva.

“Në kohën kur qelia u hap, Stepan tashmë kishte humbur vetëdijen”, tha ajo.

Kategoritë
BotaLajme