I dërguari i OKB-së në Libi jep dorëheqje 1 muaj para zgjedhjeve historike në vend

Vendimi i të dërguarit të OKB-së në Libi për t’u dorëhequr nga posti i tij, vendim për arsye të pa qarta deri më tani, vjen vetëm një muaj para se Libia të mbajë zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare që janë caktuar për më 24 dhjetor

Në prag të zgjedhjeve historike në Libi, i dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara (OKB) për Libinë, Jan Kubis, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij, raporton Anadolu Agency (AA).

Vendimi i të dërguarit të OKB-së në Libi për t’u dorëhequr nga posti i tij, vendim për arsye të pa qarta deri më tani, vjen vetëm një muaj para se Libia të mbajë zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare që janë caktuar për më 24 dhjetor.

Këtë vendim e konfirmuar për AA burime diplomatike.

Pothuajse 100 kandidatë janë regjistruar për të kandiduar në zgjedhjet presidenciale të Libisë, përfshirë kryeministrin e qeverisë kalimtare, Abdul Hamid Dbeibah, komandantin puçist me qendër në Libinë qendrore, Khalifa Haftar, si dhe djalin e ish-udhëheqësit Muammar Gaddafi, Saif al-Islam Gaddafi.

Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare do të zhvillohen sipas një marrëveshje të sponsorizuar nga OKB-ja, e arritur nga rivalët politik nëntorin e kaluar.

Afati i fundit i aplikimit për ata që dëshirojnë të kandidojnë për president ishte 22 nëntori. Nominimet për zgjedhjet parlamentare mbeten të hapura deri më 7 dhjetor.

Populli libian shpreson se zgjedhjet e ardhshme do të kontribuojnë në përfundimin e konfliktit të armatosur që prej vitesh ka tronditur vendit e pasur me naftë.

Kategoritë
BotaLajme