I mbijetuari nga aksidenti në Kroaci shpërthen në lot teksa tregon momentin nga përplasja

Fidan Hajdari i cili arriti të shpëtoi i gjallë nga aksidenti tragjik në Kroaci ka treguar tmerrin që përjetuan derisa autobusi po përplasej.

Hajdari ka thënë se në momentin kur ndodhi aksidenti kishte qenë në gjumë dhe se gjithçka kishte ndodhur shumë shpejt.

“Vetëm kam udhëtu, nuk e kam pasë askënd të familjes. Rasti ka ndodhur në 6 në mëngjes, shumica kemi qenë në gjumë, ka ndodhur një aksident shumë i shpejtë. Arsyet e aksidentit është mirë me i dhënë policia, unë për vete kam qenë në gjumë nuk mund të supozojë”, ka thënë Hajdari.

Mes lotësh ai tregon se disa nga trupat e viktimave i kishin larguar vetë dhe shton se pamjet ishin shumë të rënda.

“Më ka dalë gjumi, e kam pa që jemi duke u përplasur por se kemi pritur që ka me qenë kaq tragjik. Fati që kemi shpëtuarshumica, fati i keq është që 10 prej neve nuk ia kanë dalë. Autoritetet kroate i kisha falenderu kanë bërë një punë shumë të mirë”, tha Hajdari për mediumin kroat sbplus.hr.

“Kam qenë në pjesën e mesme të autobusit në katin e sipërm. Po, shumicën prej tyre i kemi largu vetë trupat… E kam lajmëru familjen, janë informu edhe prej mediave”, shtoi ai.

Kategoritë
LajmeVendi