Gazetarja e CNN-së, Erin Burnett ka shpërthyer në lot, gjatë një interviste me një ukrainas, të cilit forcat ruse i vranë fëmijët dhe gruan.
Ai tha se me familjen e tij bisedoi vetëm pak minuta se ata të vriteshin.
“Ne folëm në orën 22:00, edhe pse sinjali ishte i keq në atë kohë, arrita t’i marr dhe biseduam për një evakuim të mundshëm. Kolona nga të cilat ata po planifikonin të arratiseshin u sulmua në minutën e fundit”, tha ai.
Ai shtoi se gruaja dhe fëmijët e tij u përpoqën të arratiseshin në këmbë, por fatkeqësisht nuk mundën t’i shpëtonin sulmit rus.
Ukrainasi tha se e kuptoi se diçka nuk po shkonte siç duhej dhe këtë e kuptoi me ndihmën e gjeolokacionit të Google, ku me anë të teknologjisë po ndiqte dhe familjen e tij për të parë nëse po kalojnë apo jo.
“I saw a photo on Twitter and I recognized my children.” – Serhiy Perebyinis speaks with Erin Burnett about how he found out that his wife and two children had been killed in Russian shelling. pic.twitter.com/GlPe45diWy
— CNN (@CNN) March 17, 2022
Ata ishin në një vendndodhje të pazakontë në afërsi të Kievit, dhe më pas 20 minuta më vonë telefoni i saj celular ra nga një spital në Kiev. E dija se diçka nuk shkonte”, tha ai.
Meqenëse lëvizjet e familjes së tij ishin të pazakonta, ai kontaktoi miqtë për të parë se çfarë po ndodhte.
Menjëherë më pas, ai pa një foto të familjes së tij në Twitter.
“Unë e pashë atë foto në Twitter dhe njoha fëmijët e mi në të. I njoha gjërat e tyre, rrobat e tyre. Trupat e tyre ishin shtrirë në trotuar”, tha ai.
Teksa ukrainasi ka shpjeguar tragjedinë prezantuesja nuk ka mbajtur dot lotët.