I preu këmbën e gabuar pacientit, mjeku gjobitet me 2700 euro

Një  kirurg në Austri ka bërë një gabim fatal gjatë një operacioni duke i prerë këmbën e gabuar një pacienti. Pacientit  iu hoq këmba e djathtë në vend të së majtës ndërsa gabimi u zbulua dy ditë më vonë, pas heqjes së fashove, shkruan BBC

Kirurgu është gjobitur me 2700 euro, nga një gjykatë austriake.  Gruaja e pacientit, e cila ishte prezente në gjykatë, gjithashtu mori 5000 euro shpërblim. Gjatë gjyqit, kirurgu u pyet për gabimin fatal që kishte bërë. Por ai u përgjigj duke thënë: “ Nuk e di”.

Mediat e huaja bëjnë me dije se kirurgu ka filluar punë në një tjetër klinikë. Raste të tilla janë të rralla, por ka pasur të ngjashme gjatë viteve të kaluara. Në vitin 1995, një doktor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjatë një operacioni preu këmbën e gabuar të një pacienti që vuante nga diabeti.

Kategoritë
BotaLajme