I riu nga Vitia humb betejën me virusin Covid-19

Edhe një i ri ka humbur betejën me virusin Covid-19, pasditen e së martës.

Besir R. nga fshati Mogillë e Vitisë, nuk ka arritur që ta përballojë sëmundjen dhe ka ndërruar jetë.

Lajmin e ka bërë të ditur vëllai i të ndjerit, përmes një njoftimi mortor në rrjetin social Facebook.

Ai ka bërë me dije se varrimi i të ndjerit do të bëhet ditën e mërkure pas namazit të drekës, që i bie në ora 13:00.

“Me Dhimbje te madhe dhe pikëllim të thellë ju njoftoj se nga pasojat e virusit COVID -19 ka ndërruar jetë vllai Besiri.

Vorrimi bëhet nesër më: 08.09.2021 pas namazit të Drekësë!

Allahu e shpërbleft me Xhehnet!”, ka njoftuar ai.

Kategoritë
LajmeVendi