I zhdukur që prej 13 marsit, fotoreporteri i luftës gjendet i vdekur në Kiev

Fotoreporteri i luftës, Maks Levin është gjetur i vrarë si pasojë e bombardimeve ruse në kryeqytetin ukrainas, sipas njoftimit nga zyra e prokurorit ukrainas.

Fotoreporteri u zhduke më 13 mars, ndërsa ishte në krye të detyrës.

Skynews shkruan se trupi i pajetë i viktimës u gjet dje në fshatin Huta-Mezhyhirska.

Sipas një prej punëdhënësve të tij, LB, Levin ishte drejtuar në zonë me një gazetar tjetër, Alexei Chernyshov.

Vendndodhja e gazetarit Chernyshov nuk dihet ende.Levin ka lënë pas katër fëmijë, gruan dhe prindërit e tij.Ai nuk është gazetari i parë që vritet ndërsa ka raportuar për konfliktin në Ukrainë.

Të vrarët deri më tani janë gazetari ukrainas Yevhenii Sakun, i cili vdiq në një sulm ajror rus në Kiev, dhe tre gazetarë të tjerë që u vranë në makinat e tyre./abcnews.al/

Kategoritë
BotaLajme