Ibrahim Tatlises mban koncert pas 12 vitesh larg skenës

Këngëtari, i njohur si “Perandori”, doli në skenë në Stamboll në kuadër të një serie koncertesh pas 12 vjetësh.

Këngëtari i famshëm turk Ibrahim Tatlises, i cili qëndroi larg nga skena për shumë vite, doli para simpatizantëve të tij me një koncert në Stamboll, raporton Anadolu Agency (AA).

Këngëtari, i njohur si “Perandori”, doli në skenë në “Kuruçeşme Açıkhava” në kuadër të një serie koncertesh pas 12 vjetësh.

Një ekip i madh orkestral shoqëroi Tatlisesin, ndërsa po ashtu u vendos një dekor i veçantë për artistin.

Tatlises, i cili përjetoi çaste emocionesh pas daljesh në skenë, performoi disa nga këngët e tij më të njohura.

Kategoritë
BotaLajme