Ibrahimoviç shënon golin e 400-të në ligat kombëtare

Sulmuesi 40-vjeçar i Milanit shënoi nga një goditje dënimi kundër Romës, duke hyrë në histori.

Lojtari i Milanit, Zlatan Ibrahimoviç, shënoi golin e tij të 400-të në ligat kombëtare, duke shënuar një moment historik të ri në karrierën prej shumë se 20-vjeç të veteranit suedez të futbollit, raporton Anadolu Agency (AA).

“Zlatan, je gjithnjë e më shumë një legjendë. Arrite qëllim të dyfishtë. 150 gola në Serinë A dhe 400 gola të shënuar me klube”, shkroi në Twitter divizioni italian i futbollit Serie A për të nderuar 40-vjeçarin.

Liga e Kampionëve të UEFA-së gjithashtu nderoi sulmuesin e Milanit me një postim të ngjashëm.

“Zlatan Ibrahimoviç vazhdon të arrijë suksese të reja në moshën 40-vjeçare. 150 gola të shënuar në Serie A dhe 400 gola në ligat kombëtare”, thuhet në postim.

Ibrahimoviç shkroi historinë në ndeshjen e së dielës në Serie A, duke shënuar nga një goditje dënimi kundër Romës në minutën e 26-të në Stadiumin Olimpico të Romës.

Me këtë gol ai kaloi në epërsinë skuadrën e tij 1:0, por ishte i veçantë për të.

Milani mposhti Romën 2:1, duke kaluar në pozitën e dytë të renditjes në Serie A me 31 pikë të fituara në 11 ndeshje.

Ngjashëm sikur Milani, edhe Napoli ka grumbulluar 31 pikë, por skuadra e Napolit kryeson tabelën falë diferencës së golave. Interi radhitet i treti me 24 pikë, ndërsa Roma është e katërta me 19 pikë në ligën italiane.

Një nga lojtarët më të famshëm, Ibrahimoviç, ka kontratë me Milanin deri në qershor të vitit 2022.

Gjatë karrierës së tij futbollistike prej më shumë se dy dekadash, Ibrahimoviç ka luajtur për shumë klube si Malmo, Ajax Amsterdam, Barcelona, Paris Saint-Germain, Manchester United dhe Los Angeles Galaxy.

Ai ka luajtur edhe për Juventusin, Interin dhe AC Milanin gjatë qëndrimit në Itali.

Kategoritë
Sport