Ikja e të rinjve ndikoi në rënien e natalitetit, mungesa e vendeve të punës shkak i largimit

Demokraci Plus, në bashkëpunim me Fondacionin Westminster për Demokraci, kanë prezantuar raportin “Kostoja e emigrimit të të rinjve në Kosovë”

Albana Rexha, hulumtuese, tha se shtetet që kanë qenë destinacion kryesor i kosovarëve janë Gjermania, Zvicra, Italia, dhe më pas ShBA-ja.

Ajo ka paraqitur katër faza të migrimit  masiv, duke përmendur atë të kohës së luftës kur vendin e lanë mbi 1 milion persona.

“Shumë meshkuj kanë lëvizur në Gjermani dhe Zvicër janë pasuar me rënie më vonë. Pastaj edhe vala e dytë gjatë kosovare gjatë vitit 1989. Vala e tretë ka ndodhur gjatë kohës së luftës ku janë zhvendosur 1 milion shqiptar”.

“Vala e katërt ku kanë ikur më së shumti shqiptarët 53.6% e kanë lëshuar vendin. Shtete që kanë qenë destinacion i kosovarëve janë Gjermania, Zvicra, Italia dhe pasohet nga ShBA-ja. Kostoja e përgjithshme e arsimit të personave që ikin nga Kosova brenda një viti është 205 milionë euro”.

Ardian Gola, kryetari i Komisionit për Arsim në Kuvendin e Kosovës, deputet i VV-së, tha se migrimi i atribuohet zakonisht mungesës së vendeve të punës.

Sipas tij, shqetësuese është sidomos rënia e natalitetit, raporton EO.

“Dy dekadat të fundit prej vitit 2000 ka pasur trend pozitiv të migracionit të vendit global. Por nga projeksionet e vitit 2019 janë paraparë lëvizjet emigruese 2 milionë emigrues ka pasur më pak në vitin 2020. Ajo çfarë ka ndodhur në Kosovë pasqyron një gjendje të re njerëzore. Zakonisht i atribuohet mungesës së vendeve të punës”.

“Të gjitha këto janë faktorë që kanë stimuluar ikjen. Nga Kosova ka ikje më të madhe drejt Kroacisë, por prapë shkojnë në Gjermani. Ne duhet t’i menaxhojmë këto lëvizje. Ajo që është shqetësuese është se kemi rënie të natalitetit”.

Eliza Hoxha, deputete e PDK-së, tha se në të kaluarën ata që kanë lëshuar vendin synim kanë pasur kthimin në atdhe për të ndihmuar zhvillimin, kurse tash po ndodh e kundërta, të rinjtë nuk po kthehen më.

“Edhe të rinjtë e pasluftës që nuk i kanë përjetuar migrimin, por që vende të ndryshme ka ndodhur për arsye të ndryshme si për një jetë më të mirë. Idenë e emigrimit kjo valë që ka shkuar kanë pasur mision ideja e Kosovës, shteti, rikthimi për me ndihmuar zhvillimin e Kosovës”.

“Tash ku kemi ngecje qoftë si politikbërës qoftë si shoqëri është që sektori civil në vite të tëra ka bërë punë të jashtëzakonshme. Ne kur flasim për migrim përtej kemi edhe migrim të brendshëm. Ne do të kemi trysni edhe të brendshme. Një tjetër problematikë është edhe sektori privat”.

Dorotea Deshishku, këshilltare e ministrit të Kulturës Rinisë dhe Sportit, tha se institucionet qindore nuk bashkëpunojnë sa duhet që të ketë përfshirje të rinisë në politikbërie.

“Realiteti është që institucionet qendrore nuk kanë mjaftueshëm bashkëpunim që të ketë gjithëpërfshirje politikëbërëse në raport me rininë”.

“Ekziston ministria e rinisë po implementuesi është vetëm Ministria e Kulturës. Shihet që sektori rinor përfshinë arsimin, ekonominë, drejtësinë praktikisht që i prekin të rinjtë arsyeja pse njerëzit migrojnë është për një jetë më të mirë”, theksoi Deshishku.

Kategoritë
LajmeVendi