Ikja e Zukorliçit, i biri pason të atij politikisht

I biri i të ndjerit Muamer Zukorliç, Usama, pasoi të atin në krye të Partisë për Drejtësi e Pajtim(SPP).

Sot në ambientet e Partisë dhe Pajtimit është mbajtur seanca e përbërjes së zgjeruar të Kryesisë së asaj partie.

Ai ishte propozim i vetëm që pasoi me një vendim unanim.

“Në emër të Zotit xh.sh., u falënderoj për zgjedhjen në detyrën të Presidentit të Partisë për Drejtësi dhe Pajtim. Pyes veten nëse është më e vështirë për dikë në Ballkan dhe Evropë sot sesa për ne? Para jush është Usama Zukorliç, i cili nuk është myfti, por është i pari mes të barabartëve dhe roje i rrugës së myftiut”,  tha ai.

Ky zhvillim vjen gati një javë pas jetëhumbjes së papritur që tronditi komunitetin musliman të Serbisë.

Muamer Zukorliç ishte figura më e madhe e Islamit në Serbi, duke gëzuar prestigjin e një personaliteti ku gërshëtoheshin udhëhqësi fetar me atë politik, aktivisti dhe mendimtari.

Ky është i dyti rast në Ballkan ku i biri pason të atin në post politik, pas atij të Bakir Izetbegoviç, që ka pasuar Alijan në krye të partisë respektive në Bosnje.

Kategoritë
LajmeRajoni