IKSHPK: Të testuarit për COVID-19 të izolohen deri në lajmërim të rezultatit

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka thënë sot se të gjithë të testuarit për COVID-19 duhet të izolohen deri në lajmërim të rezultatit.

IKSHPK thekson se personat të cilët lajmërohen që kanë rezultuar pozitiv në COVID 19 e kanë të ndaluar që personalisht të vijnë në IKSHPK për të kërkuar rezultatin deri në 10 ditë pas ditës së testimit.

“Të gjithë personat të cilët janë mostruar për testim në COVID 19 duhet të qëndrojnë në shtëpi/banesë deri në lajmërimin e rezultatit të testit nga IKSHPK.

Personat të cilët lajmërohen që kanë rezultuar pozitiv në COVID 19 e kanë të ndaluar që personalisht të vijnë në IKSHPK për të kërkuar rezultatin deri në 10 ditë pas ditës së testimit.

Individët e interesuar që të kenë rezultatin në formë të shkruar më herët, rezultatin e testimit mund ta kërkojnë përmes emailit në [email protected] ose të autorizojnë (me posedim të letërnjoftimit/pasaportës të personit testuar) ndonjë individ që nuk është i infektuar me COVID 19”, thuhet në njoftim.

Kategoritë
LajmeVendi