Ilir Meta dekreton Edi Ramën si kryeministër të Shqipërisë

Presidenti i vendit Ilir Meta ka dekretuar Edi Ramën si kryeministër të Shqipërisë, duke i dhënë të drejtën e formimit të qeverisë.

Menjëherë pas votimit të Lindita Nikollës, në krye të Parlamentit, Meta ka hedhur firmën për Ramës si kryeministër.

“Në mbështetje të neneve 93 dhe 96, pika 1, të Kushtetutës, pas zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë të datës 25.04.2021, rezultati përfundimtar i të cilave është shpallur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes Vendimit nr. 21, datë 13.07.2021, të Komisionit Rregullator, sot më datë 10.09.2021, në fillim të Legjislaturës së X-të, pas thirrjes dhe zhvillimit të mbledhjes së parë të Kuvendit të porsazgjedhur, sipas propozimit me nr. 216 prot., datë 2.9.2021, të Partisë Socialiste të Shqipërisë, parti kjo që rezulton se ka shumicën e vendeve në Kuvend, Dekretoj: Zoti Edi Rama, emërohet Kryeministër i Republikës së Shqipërisë.” – thuhet në dokument.

Kështu Rama do i drejtohet Parlamentit, ku do të kërkojë votimin e ministrave të rinj dhe do të prezantojë programin qeverisës.

Ndërkohë pritet nga Meta edhe dekretimi i listës me ministrat e rinj.

Kategoritë
LajmeRajoni