Imami Labinot Maliqi: Presim nga Qeveria Kurti t’i mbajë premtimet në lidhje me shkollimin e vajzave me shami

Imami Labinot Maliqi ishte i pranishëm sot në Komisionin e Kuvendit të Kosovës ku u diskutua për nxënëset që mbajnë shami.

Maliqi në RTV Dukagjini ka thënë se vajzat që mbajnë shami në shkolla kanë hasur probleme që nga viti 2004 kur Avokat i Popullit ishte Mareck Novitski.

Imami thotë se probleme kanë hasur edhe nga ministrat në vijimësi.

Ai thotë se problemin më të fundit e ka pasur me ish-ministrin Ramë Likaj gjatë një telefonate që kanë pasur.

Kategoritë
LajmeVendi