Indi, regjistrohen mbi 28.200 raste të “kërpurdhave të zeza”

Vardhan tha se vendet perëndimore kanë incidencë më të lartë të infeksionit të kërpurdhave, i cili kryesisht prek sinuset, mushkëritë dhe trurin, si dhe mund të rezultojë i rrezikshëm për njerëzit me diabet dhe sistem të dobët imunitar

India ka raportuar mbi 28.200 raste të infeksionit vdekjeprurës të kërpurdhave të njohura si mukormikoza, raporton Anadolu Agency (AA).

“Nga 28 shtete deri më tani kemi rreth 28.252 raste të mukormikozës. Nga kjo shifër, 86 për qind ose 24.370 raste kanë një histori të virusit COVID-19 dhe 62,3 për qind ose 17.601 kanë një histori të diabetit”, tha ministri indian i Shëndetësisë, Dr. Harsh Vardhan, një një takim me një grup ministrash.

Së bashku me një valë shkatërruese të pandemisë COVID-19, India po ashtu po lufton me një sfidë të re në formën e mukormikozës, një sëmundje nga kërpurdhat me një shkallë të lartë të vdekshmërisë që quhet “kërpurdhat e zeza”.

Vardhan tha se vendet perëndimore, Maharashtra dhe Gujarat, kanë incidencë më të lartë të infeksionit të kërpurdhave, i cili kryesisht prek sinuset, mushkëritë dhe trurin, si dhe mund të rezultojë i rrezikshëm për njerëzit me diabet dhe sistem të dobët imunitar.

“Numri më i lartë i rasteve, përkatësisht 6.329, janë regjistruar në Maharashtra, ndjekur nga Gujarat me 5.486 raste dhe pastaj Madhua Pradesh, Uttar, Pradesh, Rajasthan, Haryana, Karnataka, Delhi dhe Andhra Pradesh”, tha Vardhan.

Maharashtra, kryeqyteti financiar i Mumbait të Indisë, po ashtu është rajoni i prekur rëndë në shpërthimin e virusit COVID-19.

Dr. Arunaloke Chakrabarti, një mikrobiolog që kryeson Qendrën e Hulumtimit të Avancuar në Mikologjinë Mjekësore në Indinë veriore, tha se kriza e mukormikozës po tregon shenja të dobësimit.

“Situata ka filluar të përmirësohet, sepse po shohim shifra më të mira nga shtetet më të prekura, Maharashtra dhe Gujarat”, tha Chakrabarti për AA.

Gjatë ditëve të fundit, një rënie është regjistruar po ashtu në shifrat e përditshme të virusit COVID-19 në Indi, duke bërë që autoritetet të fillojnë një lehtësim në faza të kufizimeve në disa rajone, përfshirë kryeqytetin New Delhi.

Gjithsej 100.636 raste të reja me COVID-19 u raportuan së fundmi, rritje më e ulët ditore e vendit në dy muaj. Po ashtu u regjistruan 2.427 viktima.

Sipas shifrave zyrtare, numri i përgjithshëm ka arritur në pothuajse 29 milionë, duke përfshirë të paktën 349.186 të vdekur.

Kategoritë
BotaLajme