Indonezi, policia qëllon me armë terroristen e dyshuar në selinë e policisë

Në videon virale shihet një grua e cila hyri në selinë duke drejtuar armën drejt oficerëve të policisë para se të qëllohej nga policia.

Një shkëmbim zjarri që dyshohet të jetë i lidhur me terrorizmin ka ndodhur në Selinë e Policisë Kombëtare të Indonezisë në Xhakarta rreth orës 16:30 sipas kohës lokale (ora 09:30 sipas kohës së Evropës Qendrore).

Në videon virale shihet një grua e cila hyri në selinë duke drejtuar armën drejt oficerëve të policisë para se të qëllohej nga policia.

Sipas një dëshmitari okular, dy autorë të dyshuar depërtuan në zyrat qendrore.

Deri më tani nuk ka pasur asnjë deklaratë zyrtare nga policia.

Kategoritë
BotaLajme