Inspekcioni në Gjilan dënon me 700 euro dy thertoret që ndotën ujin e lumenjve me gjakun e kafshëve

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se drejtoria e Inspekcionit, pas inspektimeve në terren, ka konstatuar se ndotja e lumenjve me gjak dhe mbetje fundrrinore, është bërë gjatë trajtimit të ujërave të impianteve të dy thertoreve, për të cilat ka shqiptuar gjobat konform Rregullores Komunale.

Tutje, ai në reagimin e tij të bërë përmes Facebook ka kërkuar nga qytetarët dhe bizneset të kujdesen në ruajtjen e ambientit.

“Gjatë 24 orëve të fundit nga drejtoria e Inspekcionit, pas inspektimeve në terren dhe sigurimit të dëshmive nga palët ankuese, janë shqiptuar gjobat konform Rregullores Komunale pasi që është konstatuar ndotja e lumenjve me gjak dhe mbetje fundrrinore, e cila është bërë gjatë trajtimit të ujërave të impianteve të dy therrtoreve në afërsi. Lusim të gjithë qytetarët dhe bizneset të shtojmë kujdesin në ruajtjen e ambientit!”, tha ai.

Kategoritë
LajmeVendi