Instituti “Yunus Emre” Tiranë organizon kurs për shigjetarinë tradicionale turke

Aktualisht në ambientet e këtij instituti vazhdon kursi i shigjetarisë i cili është hapur në dy grupe më 26 prill dhe do të zgjasë 10 javë, ndërkohë po realizohet në bashkëpunim me Fondacionin Turk të Harkëtarëve.

Krahas kurseve të mësimit të gjuhës turke dhe kurseve të fushave të tjera, Institutit “Yunus Emre” në Tiranë, ofron kurs edhe për shigjetarinë tradicionale turke, që ka tërhequr interesin e të rinjve shqiptarë.

Aktualisht në ambientet e këtij instituti vazhdon kursi i shigjetarisë me 18 persona i cili është hapur në dy grupe më 26 prill dhe do të zgjasë 10 javë, ndërkohë po realizohet në bashkëpunim me Fondacionin Turk të Harkëtarëve.

– “Kurset do të vazhdojnë edhe në të ardhmen”

Drejtori i Institutit “Yunus Emre” në Tiranë, Ömer Osman Demirbaş, për Anadolu Agency (AA) thekson se kanë hapur kurset e shigjetarisë tradicionale turke në vitin 2019, duke shtuar se beson që kurset do të vazhdojnë edhe në të ardhmen për shkak të kërkesave të shumta.

“Harkëtaria ishte një mjet lufte në shumë qytetërime, por është personalizuar me turqit. Gjatë periudhës osmane përveç përdorimit në luftë harkëtaria arriti të bëhej një sport i preferuar. Organizoheshin aktivitete të ndryshme sociale dhe konkurse për harkëtarinë. Me kalimin e viteve u shndërrua në një sport tradicional turk”, tha Demirbaş.

Ai theksoi se do të bëjnë kërkesë që shigjetaria tradicionale turke të futet si sport në shkolla dhe universitete në Shqipëri.

“Ne kemi jetuar së bashku për shumë kohë dhe për këtë arsye kemi dhe karakteristika të ngjashme. Kur më pyesin se çfarë kanë të përbashkët shqiptarët dhe turqit përgjigjem se edhe shqiptarët janë të guximshëm dhe iu pëlqen të luftojnë. Dhe duke qenë se harkëtaria është mjet lufte dhe shqiptarët e pëlqejnë atë si hobi. Gjithashtu transmetimi i serialeve historike në Shqipëri si Ertugrul, Kryeqyteti Abdulhamit, etj. kanë rizgjuar kureshtjen për harkëtarinë”, tha ai.

Demirbaş ndalet edhe në aktivitetet e tjera të institutit në Tiranë, duke theksuar se edhe gjatë pandemisë i zhvendosën online aktivitetet, si bashkëbisedimet me personalitete të ndryshme, por edhe kurset e gjuhës turke, duke shtuar se ka kërkesa të shumta për kurset e turqishtes.

“Jemi dëshmitar që njerëzit kaluan një periudhë të vështirë. Nevojat ndryshojnë me kalimin e kohës dhe shoqëria duhet të përshtatet me to. Ne si Institut Yunus Emre kemi punuar për t’iu përshtatur kushteve të reja dhe të organizojmë aktivitetet tona si online ashtu dhe ballë për ballë. Sepse njerëzit kanë nevojë për aktivitete të tilla pas periudhës traumatike që kanë kaluar. Ne do të vazhdojmë dhe në të ardhmen me aktivitetet tona”, thekoi Demirbaş.

“Duke respektuar rregullin e grumbullimit të deri 10 personave së bashku hapëm grupet e reja të turqishtes me nga 10 persona në klasa dhe rifilluam mësimdhënien ballë për ballë të turqishtes që nga muaji shkurt. Kurset tona vazhdojnë ballë për ballë dhe online njëkohësisht”, tha ai.

– “E kam gjetur shumë vetën tek ky sport”

Kursantët e shigjetarisë janë të moshave dhe profesioneve të ndryshme dhe për AA tregojnë fillesat njohjes me shigjetarinë, rëndësinë që ka, si dhe pasionin e tyre për të ushtruar këtë sport.

Trajnuesit e kursit aktual janë shqiptarë të cilët pas trajnimit dhe certifikimit në Stamboll kanë fituar të drejtën që edhe të japin mësim dhe trajnim mbi shigjetarinë tradicionale turke.

Gjergji Ogreni i cili është student i degës së Fizikës në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Tiranë për AA tregon se kursantëve iu ofrojnë një mënyrë për të hequr emocionet e tyre negative.

Sipas tij sporti është diçka që ndihmon njerëzit në shumë aspekte, si në aspektin fizik, mendor dhe me të gjitha aspektet që kanë të bëjnë me shëndetin e njeriut.

Ai tregon se iu është dhënë mundësia për të shkuar në Stamboll, për t’u trajnuar për shigjetarinë tradicionale turke. “Atje (Stamboll) jam trajnuar edhe për të dhënë mësim të tjerëve. Gjithashtu eksperienca që kam kaluar atje ka qenë vërtet mbresëlënëse, sepse atje të gjithë ata që morën pjesë në këtë trajnim kanë qenë nga shtete të ndryshme të botës, ku pjesa më e madhe kanë qenë nga Ballkani. Atje mësova edhe metoda të reja të të gjuajturit dhe mënyrat e qëndrimit”, shprehet Ogreni.

Një tjetër trajnuese është edhe Servete Manallari e cila shprehet se për herë të parë me këtë sport është njohur në prill 2019 dhe pas trajnimit në Stamboll ajo është certifikuar edhe për të trajnuar kursantët.

“Më ka pëlqyer shumë, e kam gjetur shumë vetën tek ky sport. Këtë vit jemi rikthyer dhe si duket jemi rikthyer më fuqishëm sepse pjesëmarrja ka qenë më e lartë dhe nxënësit janë shumë herë më të interesuar dhe e vlerësojnë më shumë. E veçantë ndoshta është emocioni dhe qetësia shpirtërore që të jep”, shprehet Manallari.

Jona Hoxha është një nga kursantet e kursit të shigjetarinë, e cila për AA tregon se me këtë sport është njohur në vitin 2019, kur ka fillova kursin e shigjetarisë në Institutin “Yunus Emre” në Tiranë.

“U kënaqa shumë, mësova shumë gjera të reja. Përshtypjet janë shumë të mira, sepse është një sporti i ri për mua, nuk e kisha provuar asnjëherë. Mënyrën sesi mbahet shigjeta, forca e krahut, stërvitja, emocioni që të jep ose adrenalina në momentin që gjuan shigjetën dhe pa diskutim momenti kur shënon pikën më të madhe është shumë bukur”.

Ogreni dhe Hoxha gjithashtu ishin edhe pjesë e garës në “Kupën Ballkanike të Shigjetarisë – Tozkoparan Iskender” në Tetovë së bashku me pjesëmarrës të tjerë nga Shqipëria.

Kategoritë
KulturëLajmeRajoni